Transmetuar më 28-03-2017, 08:39

Emojipedia ka menduar të sjellë 69 emoji të tjera më 30 qershor të cilat mund të intalohen në çdo aparat me sistemin iOS. Mes tyre ka një sirenë, një pirat, një nënë që ushqen fëmijën me gji e shumë të tjera që do të përcjellin çdo lloj ndjesie te njerëzit me të cilët komunikon.

Propozimet për emoji janë nga më të ndryshmet, megjithatë, ato ende nuk janë miratuar zyrtarisht. Lista përfundimtare që do të përfshijë të gjitha emoji e përzgjedhura do të publikohet në muajin maj, pas miratimit të plotë.

Pasi të ndodhë kjo, nuk do të presim shumë për t’i pasur të gjitha në telefonin tonë. Ndër shumë të tjera, ka edhe emoji me hixhab, veshja karakteristike myslimane. fillimisht, emoji u propozua nga 15-vjeçarja Rayouf Alhumedhi. Shiko më poshtë si duket.