Transmetuar më 27-03-2017, 23:15

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Andi Lila kërkon pendohet dhe kërkon ndjesë pas talljes së priftërinjve ortodoksë, nëpërmjet një videoje që u zbulua para ndeshjes me Italinë.  

Nëpërmjet një postimi të publikuar në gjuhën angleze, në llogarinë e tij në Facebook,  Andi Lila u ka kërkuar falje të gjithë personave që janë fyer nga kjo gjë.

Video tallëse shkaktoi reagime të shumta në mediat shqiptare dhe ato greke.

Postimi i Andi Lilës:

“Disa nga ju mund të kenë parë një video të publikuar disa ditë më parë në internet, ku unë shfaqesha duke bërë disa deklarata mendjelehta në lidhje me një prift. Do të dëshiroja t’i kërkoja falje çdokujt që është ndjerë i fyer, sidomos priftit në fjalë. Ai është një zotëri që e ka PAS Janinën në zemër dhe nuk e meritonte që unë të tallesha me të.

Fjalët e mia ishin të pavend dhe jashtëzakonisht të pandjeshme.

Nuk po mundohem të mbroj veprimet e mia, por këto deklarata u bënë në mënyrë private dhe me shaka, dhe jo me qëllimin për të ofenduar ndokënd. Tani e kuptoj që deklaratat e mia ishin të pandjeshme dhe idiote.

Sjellja ime ishte jashtëzakonisht e papërshtatshme, e papjekur dhe me mungesën e respektit që PAS Janina meriton. Kjo është një shpërqendrim nga qëllimi ynë për të arritur Evropën këtë sezon.

Që nga dita e parë unë jam mirëpritur në Greqi dhe nuk kam asgjë tjetër përveç dashurisë dhe përzemërsisë për gjithë popullin grek. Gruaja ime, unë dhe djali ynë i vogël e konsiderojmë Greqinë si shtëpinë tonë dhe thellësisht më vjen keq që ndokush mund të jetë ndjerë i ofenduar nga veprimet e mia të mendjelehta.

Edhe një herë kërkoj ndjesë për veprimet e mia dhe shpresoj ta hedhim pas krahëve këtë çështje. Pres me padurim të kthehem në Greqi pas shkëputjes me Kombëtaren. AL”.