Transmetuar më 27-03-2017, 22:50

Bllokohet një mjet lundrues në Vlorë, i ngarkuar me një sasi të konsiderueshme me lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sattiva.

Në bazë të këtij operacionit nga Policia Kufitare Vlorë në bashkëpunim me DVP Vlorë dhe Delta Forcë dhe GdF, është bërë e mundur gjatë mbrëmjes së sotme, konstatimi dhe bllokimi e një gomoneje, me gjatësi rreth 7 m, në zonën e Karaburunit pranë vendit të quajtur "Petrula".

Po kryhen veprimet e mëtejshme në lidhje me peshimin e lëndës narkotike.

Vazhdojnë kërkimet nga toka dhe deti me qëllim krehjen e zonës dhe kapjen e autorëve në lidhje me këtë ngjarje./a.k/noa.al/