Transmetuar më 27-03-2017, 22:05

Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi, zhvilloi një takim me strukturat drejtuese të LRI-së në Lushnjë. Në fjalën e saj para të rinjve kryetarja e LRI-së u shpreh se LSI dhe LRI është një shans për të gjithë të rinjtë e Lushnjës dhe gjithë Shqipërisë për një jetë më mirë, për një të ardhme të garantuar në Shqipëri.

Ajo deklaroi se numri i jashtëzakonshëm i anëtarësimeve të reja në Lëvizjen Rinore për Integrim në Lushnjë tregon se të rinjtë në këtë qytet janë shumë të lodhur dhe të zhgënjyer nga retorikat e një politike konfliktuale. Sipas saj rinia shqiptare e shikon LSI-në si forcën politike e cila i garanton atyre një përfshirje më të madhe në vendimmarrje dhe politikë.  Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim u shpreh e bindur se rinia në Lushnjë dhe në të gjithë vendin do të marrë vetë drejtimin për një arsimim më të mirë, për vende pune të mirëpaguara dhe për më shumë siguri për të ardhmen.

I pranishëm në takimin e zhvilluar me strukturat e LRI-së në Lushnjë ishte edhe zëvendëskryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i cili në fjalën e tij shprehur edhe një herë mbështetjen e strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim për çdo të ri në Lushnjë për të pasur hapësirat dhe mundësitë për të dhënë kontributin e tij në politikë, për të shpalosur idetë për një Shqipëri më të mirë.