Transmetuar më 27-03-2017, 21:52

Një grup shkencëtarësh nga universitete të ndryshme të Amerikës, arritën që të krijojnë inde funksionale të zemrës së njeriut në një fletë të vetme spinaqi. Ata bënë të mundur shfrytëzimin e sistemit të transderimit të lëngjeve në gjethen e spinaqit dhe rezultati ishte ai që kishin planifikuar.

Megjithë zhvillimin e vazhdueshëm të teknikave të shtypjes 3D, shkencëtarët janë munduar së fundmi me krijimin rrjetit të vogël, të degëzuar të enëve të gjakut.

Megjithatë, një grup i studiuesve amerikanë arriti të zgjidhë këtë problem duke përdorur gjethen e  thjeshtë të spinaqit, ashtu që indet bimore u shëndrruan në ato njerëzore, shkruan Independent.

Ata gjatë një hulumtimi zbuluan se bimët janë një mënyrë e shkëlqyer për rindërtimin e sistemeve në trupin e njeriut e që bartin gjakun.

Edhe pse te njerëzit dhe te kafshët lëngjet e trupit dhe substancat kimikate transferohen në mënyrë të ndryshme, strukturat që janë përgjegjëse për to janë shumë të ngjashme.

Për të krijuar zemrën artificiale, studiuesit së pari nxorën qelizat bimore nga gjethja e spinaqit, dhe pastaj përmes një rrjeti të celulozës injektuan lëngjet, topthat plastik që ngjajnë me qelizat e gjakut dhe qeliza të gjalla të zemrës së njeriut, të cilat formuan indet.

Kjo teknikë do të mund një ditë që të çojë kultivimin e muskujve të shëndetshëm të zemrës ose të përmirësojë trajtimet që janë aktualisht në dispozicion për pacientët të cilët kanë pasur sulme në zemër.

Rezultatet e hulumtimit do të publikohen në revistën "Biomaterials" në maj të këtij viti.