Transmetuar më 27-03-2017, 21:50

Këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima publikon këngën e saj më të re, “Kokëfortë”.

Këngë e cila është realizuar me videoklip, është një baladë.

Muzika dhe teksti i kësaj kënge është realizuar nga kantautori dhe producenti i njohur i shumë këngëve, Flor Mumajesi.

Kënga pritet të ketë sukses pasi ka marrë mjaft komente pozitive nga fansat, që në orët e para të publikimit.

Besa aktualisht është trajnere e formatit të njohur të talenteve muzikore, “The Voice of Albania”./a.k/noa.al/