Transmetuar më 27-03-2017, 20:37

Nga Spartak Ngjela

Ambasada amerikanë dje e mbylli qarkun e politikës shqiptare antireformë: "ata që nuk hyjnë në parlament për të votuar vetingun dhe Reformën në Drejtësi, janë antiametikanë" – tha ajo.

Kurse Lulzim Basha u kthye nga Amerika po me këtë qëndrim amerikan. Atëherë,

çfarë do bëjnë tani kudërshtarët e Reformës shqiptare?

Asgjë më shumë sesa të votojnë vetingun dhe të futen në zgjedhje.

Nuk është kjo kohë për shantazhime fëminore antiamerikane.

Është naivitet politik, sepse nuk mund të bllokohet dot aleanca shqiptaro-amerikane, edhe pse atë sot nuk e pranojnë në Athinë, në Beograd apo në Moskë.

Po Çadra e Berishes?

Eshtë e humbur. Nuk ka tërheqje nga politika amerikane, sepse politika është interes. Tani është thënë qartë edhe nga politika amerikane edhe nga Brukseli që, Ballkani Perëndimor është domosdoshmëri edhe për Amerikën, edhe për Bashkimin Europian. Kurse shqiptarët janë aleatët kryesorë në këtë politikë.

Ripozicionimi i shqiptarëve kundrejt historisë së re të Ballkanit është kushti aktual i politikës perëndimore.

Kjo është arsyeja që një politikë antishqiptare dhe pro shovinizmit të fqinjëve, nuk funksionon më në Shqipëri: Saliun nuk e shpëtoi dot as shitja e Himarës, as shitja e detit dhe as kriza e Shkupit.

Destinacioni për korrupsionin shqiptar, është largimi i tij.Të gjithë rrugët e tjera e rëndojnë më tepër pozitën e të korruptuarëve që pritet të hyjnë në procesin penal.

Rezistenca e korrupsionit në Shqipëri nuk formoi dot sistem – kjo ishte dobësia e saj parësore. Ajo duket së është thjesht një luftë kaçakësh që mendoi se mund të zbythte politikën amerikane në favor të Moskës, me intrigat fëminore të saj brenda Shqipërisë.

Kjo sot është politikë naive , dhe duket e tillë sepse i ka kaluar koha: në funksion të aleancës shqiptaro-amerikane, pushteti në Tiranë nuk kalon dot më nëpërmjet shitjes së intetesit shqiptar në Beograd, Athinë apo në Moske.

Politika retrograde që çeli Esat Toptani në vitin 1912, nuk funksionon më në Shqipëri. Ajo falimentoi bashkë me Sali Berishën.

This is the end… Ky ishte fundi.