Transmetuar më 27-03-2017, 19:46

Kirurgët e konsiderojnë operacionin më të tmerrshëm të bërë ndonjëherë. Bëhet fjalë për një burrë në Indi, i cili kishte gëlltitur 40 thika metalike dhe më pas ishte drejtuar në spital për shkak të komplikacioneve në stomak.

Një ekip kirurgësh u habitën kur zbuluan se ai kishte gëlltitur plot 40 thika gjatë dy muajve të fundit. Jarnail ka deklaruar se i pëlqente shija e tyre dhe prandaj e bënte këtë veprim.

Një prej kirurgëve, Dr Jitinder Malhotra, e konsideroi këtë si operacionin më të tmerrshëm që kishte parë në 20 vitet e fundit.

“Kur kemi filluar diagnozën, kemi gjetur shkakun e dhimbjes së mistershme. Ne e bëmë me ultratinguj, e cila zbuloi një masë të fortë në barkun e tij, në formë kanceri. Pacienti pastaj na tha se kishte patur një dëshirë të fortë dhe të pakontrolluar për të ngrënë thika. Ajo që ishte më e habitshme ishte fakti se ai kishte qenë duke ngrënë thika prej dy muajve të fundit. Kjo ishte shumë demoralizuese, unë nuk kam përjetuar diçka të tillë në karrierën time si një mjek ,” tha ai.