Transmetuar më 27-03-2017, 19:33

Alarmi për bombë ka shkaktuar panik te njerëzit në një stacion treni në Bordo të Francës. Dëshmitarët kanë identifikuar një pako të dyshimtë dhe menjëherë autoritetet u vunë në lëvizje. Sipas mediave lokale, objekti i dyshimtë u gjetur në stacionin e trenit “Cenon”.Policia rrethoi të gjithë zonën si dhe pezulloi për disa minuta lëvizjen e trenave. Pas këqyrjes së pakos, rezultoi alarm fals dhe objekti nuk përbënte asnjë rrezik. Ky është alarmi i dytë për bombë në Francë brenda disa orëve.