Transmetuar më 27-03-2017, 18:47

Një park zoologjik në Florida krenohet me një derr "dygjuhësh" pas mund të kuptojë komandat në anglisht dhe spanjisht.

Marisela Gutierrez e cila kujdeset për parkun e Miamit, tregon se ai mund të kuptojë më shumë se 400 fjalë në anglisht dhe spanjisht.

“Çdo gjë që unë i them asaj ajo e bën. Ajo di 250 fjalë në anglisht dhe 250 fjalë në spanjisht”, tha Gutierrez.

Më tej ajo shtoi se beson se “Gordita”, pasi kështu i pëlqen ta thërrasë është dygjuhësh, sepse derri kupton edhe komandat e saj në spanjisht, si edhe urdhrat e trajnerëve të tjerë anglisht folës.

Ajo shtoi se edhe pse trashëgimia Gorditas është Vietnameze, ajo e konsideron derrin 4-vjeçar kuban-amerikan.

“Gordita është një derr kuban-amerikan, sepse ajo ka lindur në Hialeah, por etniciteti i saj është Vietnamez. Ajo ngrihet si një qenushe dhe nuk ka bisht si shumica e derra”, tha ajo./b.l/noa.al/