Transmetuar më 27-03-2017, 18:29

Një shofer, në Arabinë Saudite, nga shpërndarë një video të pazakontë për të treguar se policia po përdor metoda të reja për të parandaluar shpejtësinë e drejtuesve të makinave. Në videon e regjistruar, nga larg duket sikur në anë të rrugës kemi të bëjmë me një makinë policie, fenelinat e së cilës janë të ndezura, por në fakt nuk është aspak kështu. Shoferi ndaloi automjetin e tij dhe ajo që pa nuk ishte një makinë policie, por një pjesë e sheshtë, që duket si e tillë.

"Ishte moment tronditëse për mua. Mendova se ishte një makinë e vërtetë e policisë kështu që menjëherë vendosa rripin e sigurimit dhe ula shpejtësinë, ndërsa ajo u kthye në një shaka për mua”- tha autori i kësaj video.