Transmetuar më 27-03-2017, 17:24

Një burrë në bordin e një anije peshkimi në Afrikën e Jugut ka arritur të filmojë një peshkaqen të madh të bardhë teksa del në sipërfaqe të ujit në ndjekje të një karremi.

Siç shihet edhe në videon e filmuar në Mossel Bay hedhja e peshkaqenit gjigant është spektakolare. Aty shihet e gjithë skena kur peshkaqeni del pothuajse i gjithë në sipërfaqen e ujit për të kapur karremin.

Më pas peshkaqeni zhduket përsëri në ujë, me gojën bosh dhe i zhgënjyer që gjërat nuk shkuan sipas planit të tij. Ky peshkaqen është mjaft i njohur për banorët vendas./b.l/noa.al/