Transmetuar më 27-03-2017, 17:05

Një i moshuar në Michigan ka fituar mijëra dollarë pas një bilete fituese llotarie si një dhuratë për ditëlindje. Ervin Smolinski fitoi 300,000 dollarë pas një bilete që ia kishin dhuruar për ditëlindjen e tij të 94.

"Çdo muaj, kam blerë disa bileta dhe ato ia kam dërguar si dhurata anëtarëve të tjerë të familjes të cilët kishin ditëlindjen. Kjo është kthyer si një traditë dhe tani të gjithë ata më dërguan mua disa bileta kthimi në ditëlindjen time të 94”, shprehet fituesi i lotarisë.

Smolinski tha se mori katërfish të biletave që i kishte dhuruar anëtarëve të tij familjar dhe kur u shpall fitues arriti të ruante gjakftohtësinë. Veterani i Luftës së Dytë Botërore është paraqitur të martën e kaluar për të tërhequr çmimin fitues ndërsa është treguar i kujdesshëm në ruajtjen e biletës.

"Unë jam kujdesur për ta mbajtur të sigurtë biletën e cila më bëri fitues, kështu që e ruajta me kujdes në xhepin tim nga frika se mos e humbja”, tha ai.

Smolinski tha se ai është "shumë i kursyer" pavarësisht nga fati i papritur. "E vetmja gjë që do të ndryshojë tek unë është se nuk do të ketë më shumë stres në jetën time në lidhje me paratë," tha ai./b.l/noa.al/