Transmetuar më 27-03-2017, 16:35

Ndoshta të gjithë mund të jenë xheloz për njeriun e tyre të dashur, por kur ndjenja e xhelozisë kalon në të tilla kufijsh atëherë ajo mund të quhet çmenduri.

Ky është rasti i një një djali i cili i hodhi acid të dashurës së tij në fytyrë dhe më pas i vuri asaj flakën, gjithçka për shkak të xhelozisë.

Vajza, e njohur vetëm me emrin Yekaterina M, deklaron se partneri i saj Vyatcheslav, i hodhi asaj acid pas një zënke për një fotografi, teksa ndodheshin në apartamentin e tyre në Moskë të Rusisë.

24 vjeçarja rrëfen se pas kësaj ai ndezi çakmakun dhe e mbajti me kokën poshtë, në mënyrë që të mos shuante dot flakët. Në fotot e shkrepura në spital, e reja shfaqet e mbuluar me fasho në gjysmën e trupit.

Duke folur për mediat lokale, Yekaterina rrëfen se pavarësisht agonisë dhe dhimbjes së tmerrshme ai e mbajti atë në apartament, për dy orë duke mos e çuar në spital.

Sulmi i tmerrshëm ndodhi pasi 24 vjeçarja ndau një foto të qenit që kishte patur me ish të dashurin, me këtë të fundit. Vyatcheslav i kërkoi që të mos e postonte foton dhe kur zbuloi të kundërtën humbi kontrollin.