Transmetuar më 27-03-2017, 16:17

Një njoftim i rëndësishëm ka ardhur nga ana e ambasadës amerikane në Tiranë, për të gjithë ata që kanë aplikuar për lotari në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në njoftimin e saj thuhet se aplikantët nuk do të njoftohen përmes postës elektronike, por aplikuesit duhet të bëjnë vetë kërkim në faqen e departamentit të shtetit.

Më tej ajo ka informuar se fituesit do të shpallen më 2 maj, ndërsa i ka bërë edhe një thirrje aplikantëve që të tregohen të kujdesshëm nga disa e-maile mashtruese.

Njoftimi:

Miq, ju lutem mos harroni: Departamenti Amerikan i Shtetit nuk do t’ju kontaktojë nëpërmjet postës elektronike për t’ju njoftuar nëse ju jeni përzgjedhur për lotarinë DV-2018 apo jo; ju duhet të hyni në dvlottery.state.gov duke filluar nga 2 maji 2017 për të mësuar nëse ju jeni përzgjedhur.

Kenny dhe unë sapo kemi zbuluar disa emaile të rreme, si më poshtë. Ju lutemi shpërndajini ato me miqtë tuaj dhe tregojuni atyre që emaile të tilla janë të rreme! Nëse ju vijnë të tilla emaile, injorojini ato! Le të mbrojmë veten nga mashtrimet e Vizave të Lotarisë./b.l/noa.al/