Transmetuar më 27-03-2017, 16:06
Një makinë policie është përfshirë nga flakët gjatë ecjes duke djegur edhe një sasi uniformash që ishin ngarkuar në të.
Burime nga policia e Vlorës thanë se rreth orës 15:05, në aksin rrugor pranë "Burgut të Ri" ne Vlorë ka marrë flakë në ecje një automjet i policisë tip "Kamion" me targë "Policia – 0021".
Mjeti është i Repartit 100 të Policisë së Shtetit, i cili po transportonte uniformat për punonjësit e Policisë drejt DVP Vlorë. Dyshohet se shkak për rënien e zjarrit mund të jetë një shkëndijë elektrike në ecje e sipër, të mjetit.
Paraprakisht është dëmtuar një pjesë e sasisë së uniformave që gjendeshin në kamion. Shërbimet e policisë bashkë me shërbimin zjarrfikës kenë bërë fikjen e zjarrit./b.l/noa.al/