Transmetuar më 27-03-2017, 14:58

Ka numrin më të madh të gjarpërinjve helmues në botë dhe ndodhet në Brazil, jo shumë larg San Paolo, ku shihen më shumë gjarpërinj se banorë. Bëhet fjalë për Queimada Grande, i njohur ndryshe si “Snake Island” (Ishulli i gjarpërinjve).

Duke e parë shihet si parajsë, por për vite me radhë i vetmi banor ishte roja i farit, i cili më pas u zhduk në rrethana të dyshimta.

Sipas Smithsonian Institution di Washington D.C., ishulli mban 2000 deri në 4000 ekzemplarë gjarpërinjsh helmues, në një sipërfaqe prej 430 mijë metër katrorë.

Ky është i vetmi vend ku ndodhet gjarpri Bothrops Insularis, i konsideruar ndër më të rrezikshmit në botë, helmi i të cilit mund t’i shkaktojë vdekjen një personi në më pak se një orë. Megjithatë disa studiues pretendojnë se helmi i këtij zvarraniku mund të përdoret për ilaçe që mund të shpëtojnë njerëzit nga sëmundjet kardiake.

Thuhet se gjarpërinjtë janë futur në ishull nga piratët për të fshehur një thesar të madh, por askush nuk ka patur kurajën që të shkojë ta kërkojë. Por e vërteta me shumë mundësi është një tjetër, Queimada Grande nisi të popullohej me gjarpërinj rreth 11 mijë vjet më parë, kur nuk ishte ende një ishull, por lidhej me një rrip toke.

Qeveria braziliane, siç shkruan noa.al, lejon futjen në ishull vetëm për motive kërkimore, për shkak të dendësisë së gjarpërinjve helmues në territor.

Marina ushtarake shkon vetëm një herë në vit për kujdesen e farit./a.y/noa.al