Transmetuar më 27-03-2017, 14:43

Një nga shqetësimet më të mëdha të femrave është se flokët e tyre bien shumë shpejtë pasi lahen e krihen, duke humbur volumin e tyre. Por nëse nuk arrini të gjeni zgjidhje për këtë problem, atëherë mund ta lehtësoni punën me dy maska, të cilat mund t’i përgatisni lehtësisht në shtëpi duke garantuar flokë të shëndetshëm dhe me volum.

Maskë për flokë me aloe dhe rozmarinë

Për përgatitjen e kësaj maske ju duhet një gotë kos i bardhë, një gotë xhel aloe vera, 4-5 pika vaj rozmarine, një lugë majonezë dhe tre lugë miell orizi. Përziejini këta përbërës deri sa të krijohet një masë homogjene. Masën kremoze aplikojeni në flokë dhe lëreni të veprojë për 40 minuta. Pas kësaj lajeni kokën mirë. Rozmarina i forcon flokët dhe i pastron duke u dhënë volum dhe jetë. Fillimisht këtë maskë provojeni një herë në javë, ndërsa më tej dy herë në muaj.

Maskë për volum me avokado

Ju nevojiten dy avokado të pjekura, gjysmë filxhani mjaltë, një të verdhë veze dhe dy lugë vaj ulliri. Përziejini mirë të gjithë përbërësit, dhe masën kremoze shpërndajeni në flokë duke e mbajtur për një orë, shkruan noa.al. Pas kësaj lajini flokët dhe thajini. Ky trajtim është i këshillueshëm një herë në javë. Avokado krijon volum në flokë dhe garanton shëndoshjen e tyre./a.y/noa.al