Transmetuar më 27-03-2017, 14:38

Edhe ai e ka respektuar thirrjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Haki Çako përfundon në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Haki Çako është paraqitur sot në institucionin e akuzës për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me kërcënimin e rektorit Mynyr Koni nga Emiljano Shullazi.

Javën e kaluar në këtë prokurori për këtë çështje dha dëshminë e tij edhe Saimir Tahiri dhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

Emiljano Shullazi u arrestua në mes të prillit të vitit 2017, pasi ish-kryeministri Sali Berisha publikoi kërcënimin që u ishte bërë rektorëve.

Gjithashtu Shullazi dhe të dyshuarit si bashkëpunëtorët e tij, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi, akuzohen edhe për gjobëvënie ndaj biznesmenëve./b.l/noa.al/