Transmetuar më 27-03-2017, 14:25

Deanne Harry një grua angleze ra në koma kur sapo solli në jetë një vajzë, pasi thuajse vdiq për shkak të një komplikacioni. 

Ajo u zgjua 3 javë më vonë në spitalin King’s College në Londër, ngjarje për të cilën ajo nuk mban mend asgjë. 

Gjëja e fundit që 35 vjeçarja mban mend është bashkëshorti i saj David, që bënte shaka përpara se ajo të futej në sallë për t’iu nënshtruar ndërhyrjes cezariane. 

Ku u zgjua, Deanne nuk e njohu të bijën. Përpara se ta operonin, gruaja shfaqi shenja të presionit të lartë të gjakut, që në të shumtat e rasteve rrezikon jetën e nënës dhe bebes. 

Kjo gjendje çoi në mos funksiononim të veshkave, e kjo bëri që mjekët ta vinin atë në koma. Gruaja ishte dyfish me fat, pasi mjekët arritën t’i gjenin gjithashtu një donator të veshkës, duke i shpëtuar kështu jetën.