Transmetuar më 27-03-2017, 13:58

Tiranë, 27 mars 2017, NOA.al- Hetues grekë kanë ardhur në Tiranë për të marrë në pyetje vrasësin me pagesë, Julian Sinanaj.

Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, kanë mbërritur ditën e sotme tre oficerë të policisë greke, të cilët kanë marrë në pyetje Sinanaj, si të dyshuar për një krim të ndodhur në shtetin fqinj.

Bazuar në hetimet e kryera në shtetin fqinj, dyshohet se Sinanaj mund të ketë gisht në vrasje të ndodhura në Greqi, ku dhe ka jetuar për disa vite.

Julian Sinanaj u shpall fajtor si pjesë e “bandës së tritolit”, por i shpëtoi burgimit të përjetshëm, për shkak të statusit të të penduarit, duke u dënuar me 30 vite burg./a.y/noa.al

Rrëfimi i vrasësit me pagesë Julian Sinanaj: Si e bëra ekzekutimin në Vlorë

“Banda e tritolit”, jepet dënimi për Julian Sinanaj dhe grupin

Banda e tritolit, arrestohet Genis Mëhillaj, sekseri i vrasësit Julian Sinanaj