Transmetuar më 27-03-2017, 13:37

Lushnje, 27 mars 2017, NOA.al- Qëllohet me armë zjarri drejt një objekti në ndërtim në Lushnje.

Mbrëmjen e djeshme, e diel, rreth orës 23:35, tek “Klubi Shoferit”, persona të pa identifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të kantierit të ndërtimit të shtetasit A.Ll., banues në Lushnjë.

Noa.al mëson se sulmi ka ndodhur në një biznes betoni. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka të lënduar në njerëz pasi për shkak të orës së vonë nuk ka pasur persona në objekt, por vetëm dëme materiale.

E sinjalizuar për ngjarjen policia po punon për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërkohë që po hetohet për të zbuluar motivet e ngjarjes./a.y/noa.al