Transmetuar më 27-03-2017, 13:29

Manchester United është i çmendur për nënshkrimin e Neymar. Klubi britanik ka kontaktuar lojtarin e Barcelonës nëpërmjet përfaqësuesve të tij me idenë për ta vënë në provë, duke i bërë një propozim ekonomik, që nuk mund të refuzohet.

 Me potencialin e tij të madh ekonomik, Manchester United është tashmë në kërkim të mënyrave për t’u forcuar për sezonin e ardhshëm, ndaj dëshiron të marrë Neymar dhe ta bëjë brazilianin flamurin e ri të ekipit. Një kërcënim real afrohet mbi Barcelonën.

José Mourinho, trajneri portugez është personi që orkestron operacionin dhe flet drejtpërdrejt me lojtarin brazilian. Thirrjet e rregullta telefonike janë për ta bindur atë që të largohet nga Barcelona dhe të shkojë në “Old Trafford”, duke hedhur një hap përpara në karrierën e tij, çka do ta lejonte sulmuesin brazilian të rritej pa pasur nevojë të jetonte në hijen e Messit.

 Për ta ndihmuar të bindet, Manchester United i ka premtuar lojtarit të trokasë kësaj vere në derën e Barcelonës për të paguar klauzolën e zgjidhjes së kontratës, e cila është 200 milionë euro. Asgjë për të negociuar, klubi anglez është gati të paguajë 200 milionë euro.