Transmetuar më 27-03-2017, 13:17

Kohëve të fundit janë shtuar rastet e sherreve në shkollë, ku përveç djemve edhe vajzat bëhen protagoniste.

Një rast i tillë ka ndodhur në gjimnazin “Sejfulla Malshova” të Këlcyrës.

Dy vajza janë filmuar tek zihen dhe shajnë njëra tjetrën në klasë. Video është dërguar nga disa të gjimnazistë, të cilët dhe kanë filmuar ngjarjen, në faqen “Anna Media”.

Sikurse duket edhe nga videoja që gjeni më poshtë, edhe pse vajzat ulërasin dhe zihen me njëra-tjetrën askush nga nxënësit e klasës nuk ndërhyn për t’i ndarë.