Transmetuar më 27-03-2017, 12:55

Krujë, 27 mars 2017, NOA.al- Parandalohet një ngjarje e rëndë në një familje në Krujë, ku burri kanos me armë të shoqen.

Policia e Krujës thotë se mbrëmjen e djeshme ka bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të pasojave të rënda si rezultat i një konflikti familjar.

Më të marrë njoftim uniformat blu shkuan në vendngjarje, duke arrestuar autorin e dyshuar Zek Prenga 44 vjeç, banues në Thumanë, Krujë.

Prenga, dyshohet se mbrëmjen e djeshme në banesë, ka kanosur me armë zjarri, automatik, bashkëshorten e tij, V.Prenga 47 vjeçe. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të arrestuarit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale një armë zjarri automatik AK 47, 80 copë fishekë model 56 dhe një thikë e dyshuar si armë e ftohtë, të cilët i mbante pa leje.

44- vjeçari rezulton person me precedentë penalë të mëparshëm për dhunë në familje.

Ndaj të dyshuarit vijojnë ende hetimet, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Krujës për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”./a.y/noa.al