Transmetuar më 27-03-2017, 12:12

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e arrestit me burg për 4 punonjësit e policisë të cilët dyshohet se merreshin me trafik droge.

Katër policët e kufirit Qafë Thanë u dënuan për veprën penale të trafikut të narkotikëve në bashkëpunim në vijim të hetimit të nisur pas zbulimit të një kamioni maqedonas me 8 ton kanabis në Itali, në shkurt të vitit 2017.

Në bazë të hetimit të Prokurorisë për Krime të Rënda ka rezultuar se efektet e policisë kanë krijuar lehtësitë që ky kamion i ngarkuar me narkotikë të kalojë pa u kontrolluar në Qafë Thanë.

Në bazë të hetimit të Prokurorisë, Gjykata për Krime të Rënda ka caktuar masën e sigurisë, të cilat janë zbatuar mbrëmjen e sotme nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme, për efektivet e policisë:

Çlirim Pepa, përgjegjës turni, Ervin Kodra, kontrollor hyrje-dalje, Lirim Halili, kontrollor te kabina në hyrje, Syrja Terziui, kontrollor në hyrje.