Transmetuar më 27-03-2017, 12:11

Tiranë, 27 mars 2017, NOA.al- Çështja në ngarkim të ish- deputetit socialist Armando Prenga, do të shqyrtohet në Gjykatën e Kurbinit.

Kjo pasi Gjykata e Lartë shpalli moskompetencën për gjykimin e dosjes ndaj tij.

Prenga akuzohet pasi u konfliktua me armë me vëllezërit Cali për shfrytëzimin e Luginës së Patokut në tetor të vitit të kaluar.

Ndërsa Prokuroria kërkoi ti hiqej mandati për shkak të ligjit të dekriminalizimit, në muajin shkurt deputeti Prenga dha dorëheqjen./a.y/noa.al