Transmetuar më 27-03-2017, 11:00

Tiranë, 27 mars 2017, NOA.al- Ditën e sotme është prezantuar drejtori i ri i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Pas emërimit si ministre e Shëndetësisë të Ogerta Manastiriliut, vendin e saj e ka zënë Enkel Joti.

Joti u prezantua ditën e sotme nga ministrja, e cila vlerësoi aftësitë drejtuese të Jotit. “Jam e sigurt z. Joti, në krye të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, do të çojë përpara të gjithë ato projekte zhvillimi që janë nisur tashmë, por edhe të tjerë që do të nisim në të ardhmen e afërt. Jam e bindur se në një bashkëpunim të ngushtë me Shefat e Shërbimeve, të gjithë stafin mjekësor e infermieror të QSUT-së, si edhe stafin mbështetës, z. Joti do të punojë për ta zhvilluar më tej Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza””, u shpreh Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë shprehu falënderimet për të gjithë personelin shëndetësor të QSUT-së për bashkëpunimin dhe rezultatet e arritura, gjatë tre viteve e gjysmë, që ajo ishte në drejtimin e këtij institucioni.

Por Enkel Joti nuk është i panjohur me pozicionit drejtuese, ai ka qenë për disa vite drejtor i televizionit Top Channel, deri në momentin që televizionin e mori nën kontroll Vjollca Hoxha./a.y/noa.al