Transmetuar më 27-03-2017, 10:07

Aktori i humorit Julian Deda i cili prej kohësh është edhe anëtar i Partisë Demokratike, i del kundër zgjedhjes së saj për të protestuar pse më saktë disa lojërave që po bëhen në çadrën e protestës.

Ai thotë se nuk rrëzohet qeveria me birila dhe lojëra plazhi, ndërsa shënjestron edhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Statusi i Jul Dedës në Facebook, “Alo çadra…! Nëse më dëgjon njeri, desha t’ju kujtoj, se nuk rrëzohet qeveria duke rrëzuar birila. Nuk merret qeveria teknike me lojëra plazhi. Unë nuk e di e kujt ishte ideja, por një gjë e di me siguri, kush i shpik këto lojëra po punon fort të zhbëjë kontributin serioz dhe të pashoq të të gjithë atyre, që kanë 37 ditë që sakrifikojnë duke ardhur në çadër për të mbështetur kauzën, të cilët i respektoj pafund. P.s. Pak më kujdes ju lutem. Le ti lemë erionizmat dhe lojërat alla mjaft”./a.y/noa.al