Transmetuar më 26-03-2017, 22:07

Ishte parashikuar si nj takim miqësor ai mes “Yllit të Kuq” të Beogradit dhe skuadrës ruse të Lokomotivës së Moskës, por tifozët kanë përfunduar në përleshje.

“Associated Press” shkruan se dy tifozë të skuadrës ruse kanë përfunduar në spital, pasi u goditën me thika gjatë këtij takimi.

Ministri i Brendshëm serb Nebojsha Stefanoviç tha të dielën se policia ka nisur hetime për incidentin dhe punën për kapjen e autorëve të dyshuar.

Mediat serbe shkruajnë se tifozët rusë u sulmuan nga fansat e Partizanit të Beogradit dhe rivalë të “Yllit të Kuq”.

Takimi që përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të skuadrës serbe, kishte si synim nxitjen e miqësisë tradicionale mes dy shteteve./a.k/noa.al/