Transmetuar më 26-03-2017, 15:37

“E diela shqiptare” ka sjellë sërish historinë e mësueses nga Berati e cila akuzon familjen e burrit të saj dhe vetë burrin që sipas saj i kanë marrë fëmijën që në lindje dhe nuk ia japin më.

Por ditën e sotme në emision ka ardhur vetë vjehrra e saj Natasha, e cila me profesion edhe ajo mësuese hedh poshtë çdo fjalë të Eglantinës. Ajo u shpreh që historia e djalit të saj dhe Eglantinës ka nisur në hotelet e Sarandës dhe vetëm pas 3 muajsh ku ajo ka ngelur shtatzënë, djali i saj i është rrëfyer nënës mbi lidhjen me Eglantinën.

Ajo shprehet se u gëzua me lajmin e shtatzënisë dhe pranoi të takonte nusen e re të cilën sipas saj e trajtoi si vajzën e saj, kolege apo motër dhe thekson që marrëdhëniet e saj ishin shumë të mira.

Shtatzënia e Eglantinës kaloi në familjen e saj, po ashtu edhe lindja, pasi sipas vjehrrës ishte Eglantina ajo që refuzonte të vinte në Sarandë tek shtëpia e burrit. Ndërsa ditën e lindjes në Berat, vjehrra shprehet se kur iku në maternitet e gjeti fëmijën e fëmijës dhe u lumturua shumë, ndërsa për Eglantinën shprehet se e gjeti të lyer si për karnavale dhe nuk pranoi t’i jepte gji fëmijës për 3 ditë në maternitet.

Gruaja e quajtur Natasha ka zgjedhur të tregojë se si qëndron e vërteta e divorcit të nuses se saj Eglantinës dhe djalit të saj, dhe pse i vogli, Argentini 3-vjeçar jeton me të dhe jo me mamanë e tij. Ajo ka dhe një mesazh për nusen e saj, sa kohë divorci mes saj dhe të birit nuk ka përfunduar ende. Natasha ende nuk e di që Eglantina e ka pranuar ftesën dhe aq më tepër që ajo do dëgjojë gjithë rrëfimin e saj!

“Qëllimi ishte se nuk donte të ikte nga Kuçova, të martohej, të bënte një fëmijë, mori dhe mbiemrin e rracës më të madhe më të nderuar, të merrte dhe fëmijën, punën e kishte afër babait, bëri padinë, harroi që ka dhe ligje. Filluan proceset gjyqësore. Ne nuk ishim në pajtim se nuk donim që të ndahej çifti. Ka marrë kredi nga 2005, që të rregullojë shtëpinë e saj. Konflikti është që Eglantina nuk donte të kishte burrë dhe fëmijë, nuk di”, ka thënë ndër të tjera Natasha e cila ka treguar me detaje historinë që nga njohja e parë deri tek lindja e djalit dhe më pas padia për divorc.

Djali e ka kërkuar të ëmën? “Si nuk e ka kërkuar? Është një djalë i zgjuar dhe e di që nëna e saj është ajo”.

“Kur këta të dy takohen me njeri-tjetrin, puthen në lokale, Argentini i pa…në momentin që mori djali merr urdhër mbrojtje në Kuçovë se erdhi Armando të më vrasë nënën dhe babanë e motrën shtazanë, më morën në telefon mua më lajmëruan se ka kallëzim penal ndaj Armandos,,, gjykata nuk ia dha”.

“Nëse Egla pranon të vijë të jetojë me burrin dhe djalin pranë, unë jam gati ti dorëzoj çelësat e shtëpisë dhe të iki unë në vend tjetër”,-u shpreh Natasha.

Disa herë gjatë emisionit, Natasha është çuar në këmbë duke iu drejtuar zonjave që ndodheshin në publik, të cilat në çdo moment janë shprehur kundër asaj që ajo po thoshte, duke e kundërshtuar me fjalë dhe gjeste. Kjo ka irrituar Natashën.