Transmetuar më 26-03-2017, 13:21

Në një artikull nga e përditshmja britanike “Daily Mail” thuhet se ngrohja globale tashmë ka mbërritur dhe se do e dërgojë botën drejt shkatërrimit, duke shfarosur racën njerëzore pikërisht ashtu siç ndodhi në apokalipsin e parë.

Rreth 252 milionë vite më parë, 96% e të gjitha krijesave ujore dhe 70% e atyre që kishin tokën si habitat, u shfarosën.

Katastrofat klimaterike mund të jenë një mësim i vlefshëm për të gjithë njerëzimin. Shkencëtarët kanë paralajmëruar se një ditë ajo që ndodhi kohë më parë, do të ripërsëritet.

Një mënyrë për ta shmangur këtë është ulja e nivele të dioksidit të karbonit dhe metanit në Tokë, gaze këto që nxisin ngrohjen globale.