Transmetuar më 25-03-2017, 21:46

Para disa ditësh këngëtarja e mirënjohur Irma Libohova, përjetoi humbjen e saj të madhe, atë të ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj, Besnik Kaso.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Irma i ka falënderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë në këtë moment të vështirë për të.

“Për ju, miq që në një ditë të vështirë për mua, ju pata pranë me ngushëllimet tuaja”, shkruan Irma në llogarinë e saj në Instagram.

Besnik Kaso u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë nga e cila vuante.

Irma dhe Besniku ishin të martuar prej 32 vitesh, martesë nga e cila kanë një djalë me emrin Ataol./a.k/noa.al/