Transmetuar më 25-03-2017, 21:23

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ka ironizuar Bashkimi Evropian duke thënë se nëse kjo e fundit refuzon ta pranojë Turqinë, kjo gjë do t’ia lehtësonte punën Ankarasë.

Erdogan u shpreh  se përgjigja e referendumit të 16 prillit, do të mund të konsiderohej edhe si përgjigje për negociata të mëtejshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian apo që ato të ndaleshin, shkruan Daily Neës.

“Çfarë? Në qoftë se në referendumin e 16 prillit rezultati është pozitiv nuk do të hynim në BE? Oh, nëse merret ai vendim kjo do të na lehtësonte punën. Turqia nuk është lodër e askujt ”, u shpreh Erdogan në një takim në Antalia.

Turqia nisi bisedimet e pranimit në BE në vitin 2005, por hapat kanë qenë shumë ngadalta për shkak të mosmarrëveshjeve mbi Qipron, të drejtat e njeriut dhe çështje të tjera.

Marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Brukselit janë “ndezur” kryesisht në muajt e fundit.

Referendumi i 16 prillit në Turqi synon rritjen e kompetencave të Erdoganit si president./a.k/noa.al/