Transmetuar më 25-03-2017, 19:57

E diela e fundit e muajit mars shënon ndërrimin e akrepave të orës dhe zhvendosjen e tyre një orë përpara.

Ky ndryshim i orës do të ndodhë në orën 02:00 të mëngjesit të datës 26 mars 2017, kur akrepat do të zhvendosen dhe ora do të shënojë 03:00.

I quajtur numërimi i orës verore, ky ndryshim do t’u japë mundësi të gjithë njerëzve të shijojnë më shumë ditën dhe rrezet e diellit.

Në vende të tjera, ky ndryshim do të ndodhë sipas orëve përkatëse lokale.

Për vendet e Bashkimit Europian, ora e gjithë zonës do të ndryshojë në të njëjtin çast.

Ora ligjore është vënë në veprim në vitin 1966, gjatë viteve të krizës energjetike.

Shteti i parë që e ka futur ishte Italia në vitin 1916.

Ideja e orës ligjore i njihet shpikësit të rrufepritësit Benjamin Franklin, në vitin 1784.

Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj europian nga viti 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet. Ndryshimi i orës më parë në Europë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës dhe kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.

Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ato shkojnë 1 orë pas.

Ndryshimet bëhen të dielën e fundit të muajit marsit dhe të dielën e fundit të tetor.

Këtë vit ora dimërore kthehet në 28 tetor 2017.