Transmetuar më 25-03-2017, 19:45

Një grabitje e dyshuar me armë ka ndodhur në një Farmaci në Tiranë.

Grabitja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në një Farmaci në rrugën e “Kavajës”.

Mësohet se 2 persona, të maskuar me kapele dhe shall të zi, të cilët dyshohen të kenë qënë me armë zjarri, kanë vjedhur 15000 Lekë.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve./a.k/noa.al/