Transmetuar më 25-03-2017, 19:30

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka ka reaguar në lidhje me lajmin e largimit të tij dhe mesfushorit Amir Abrashi në shenjë pakënaqësie ndaj trajnerit Gianni de Biasi.

Në media të ndryshme qarkullon lajmi se ai është përfshirë në një mosmarrëveshje me teknikun italian.

“Deri në vdekje me Shqipërinë”, është reagimi i Xhakës, i cili ka postuar edhe një fotografi me Amir Abrashin në llogarinë e tij në Facebook.

Nëpërmjet këtij postimi Xhaka hedh poshtë çdo lloj zëri për largimin e tij dhe të Abrashit në Kombëtarja shqiptare./a.k/noa.al/