Transmetuar më 25-03-2017, 18:56

Nga Vlora, kryeministri Edi Rama foli me gjuhën e reformave, gjatë një takimi me përfituesit e paktit të Mirëqenies Sociale. Kreu i ekzekutivit tha se reforma në drejtësi është kyçi i të gjitha reformave të tjera, dhe se drejtësia duhet të çlirohet nga kthetrat e gjykatësve, prokurorëve dhe politikanëve të korruptuar.

“Të gjitha këto reforma do të fillojnë të japin në çdo hap e më shumë rezultate, por janë të kërcënuara në suksesin e tyre të plotë nëse ne nuk zbatojmë reformën në drejtësi, nëse ne nuk çlirojmë drejtësinë nga kthetrat e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar dhe nënkupto këtu edhe nga kthetrat e politikanëve të korruptuar, që do të thotë që për ne është themlore që të fillojë zbatimin e reformës në drejtësi përmes vettingut, por kur them për ne nuk kam parasysh për qeverinë, nuk kam parasysh për PS, por kam parasysh popullin shqiptar. Për popullin shqiptar që meriton të ketë shtet, meriton të ketë institucione që i shërbejnë, ndërkohë që po dëshmon në mënyrë të vazhdueshme se është i gatshëm të paguajë kontributet e tij”- deklaroi kryeministri Rama. Duke folur për aktivitetin, Rama akuzoi qeverinë e kaluar paratë e qytetarëve shqiptarë dhe shtresave në nevojë, i shpërdoroi për fushata elektorale./k.k/noa.al/