Transmetuar më 25-03-2017, 15:58

Ky është horoskopi për ditën e diel, 26 mars 2017 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Kjo është një ditë që promovon kontaktet e reja, por edhe riafrimin me persona që nuk i shihnit prej kohësh për shkak të punës, e cila ju mban të zënë. Një takim i papritur me një mik të vjetër, mund t’iu bëjë melankolik.

Demi

Është duke u mbyllur një muaj jo shumë i mirë për gjendjen tuaj emocionale. Gjithsesi, nuk duhet të dekurajoheni që nuk do të dëgjoheni gjithmonë nga partneri. Ndër të tjera pëlqeni të keni pranë një person që ju mbështet. Ndryshe paraqitet situata në sferën e punës, ku pritet të ketë propozime të reja.

Binjakët

Nëse për dashurinë kjo nuk është dita e duhur, ju gjithsesi do të jeni ëndërrimtarë dhe romantik. Do të zhbllokohen disa situata që po i prisnit prej kohësh dhe kjo gjë ju bën euforik dhe entuziast. Megjithatë mos u tregoni shumë impulsiv, pasi në të kundërt rrezikoni të hidhni ndonjë hap të gabuar, sidomos në punë.

Gaforrja

Në këtë ditë mund të ketë rizgjime sa i përket anës emocionale. Të gjitha takimet do të jenë të frytshme, ndaj tregohuni të hapur ndaj njohjeve të reja të cilat janë të pritura për t’u kthyer në dashuri.

Luani

Kur bëhet fjalë për paratë, kujdesi nuk është asnjëherë i tepërt, sidomos pasi këtë periudhë keni bërë shpenzime të rëndësishme për shtëpinë, punën dhe familjen, Dashuria lundron në ujëra të qeta, por rezervon kënaqësi shumë të mira për ju dhe partnerin/en tuaj.

Virgjëresha

Nga natyra jeni bujarë dhe të lirshëm, por kjo nuk do të thotë se nuk dini të mbroheni. Përkundrazi, kjo është një ditë ku do shfaqeni luftarakë, sidomos në dashuri nëse nuk ndiheni të dëshiruar siç dëshironi. Veç bëni kujdes me fjalët që do thoni.

Peshorja

Mos dyshoni asnjëherë në ndjenjat e personit që ju ka qëndruar gjithmonë pranë, pasi në të kundërt rrezikoni të hapni një gropë prej së cilës vështirë se mund të dilni. Gjithsesi së fundmi nuk mund të mohohet që jeni të mbushur nga dyshimet. Bëni më shumë qartësi në zemrën tuaj dhe dëgjoni më shumë këshillat e personave që ju njohin. Me kalimin e kohës dhe durim, do rigjeni besimin në veten tuaj.

Akrepi

Harmonia dhe qetësia janë prioriteti juaj. Do përhumbeni në mendime për të mundësuar që idetë e reja ti vini në zbatim në punë. Në dashuri, do të shfaqeni joshës dhe të guximshëm, por gjithsesi do mbeteni shumë romantik. Përfitoni nga orët e lira që keni për të rizgjuar emocionet ose për të kërkuar shpirtin tuaj binjak.

Shigjetari

Mos i humbni mundësitë e mira për të bërë njohje të reja, vetëm sepse së fundmi mund të keni kaluar një zhgënjim në dashuri. Tregohuni guximtarë dhe kërkoni dikë që ashtu si ju, e vlerëson lirinë e një raporti në çift.

Bricjapi

Të lindurit e kësaj shenje i pret një javë shumë e lodhshme, por do të jeni të gatshëm për gjithçka, me qëllim që të arrini synimin tuaj, sidomos në dashuri, ku po jepni maksimumin për të rizgjuar entuziazmin dhe për të shtuar intimitetin. Propozime të reja do të vijnë në mbrëmje dhe mund t’iu gjejnë të papërgatitur.

Ujori

Dinakëria nuk ju mungon, sidomos kur në punë duhet të shfaqni veten. Intuita e mirë, ju garanton suksesin maksimal pa u sforcuar. Përfitoni nga kjo ditë për të qenë më të pranishëm në familje ose në lidhjen në çift.

Peshqit

Kjo e diel i’u gjen më të lodhur dhe më dembel se zakonisht. Gjithsesi në dashuri, pak shpirt aventure nuk do prishe punë, sidomos nëse kohëve të fundit po përjetoni një gjendje jo të mirë emocionale, për shkak të stresit të punës ose largësisë./a.y/noa.al