Transmetuar më 25-03-2017, 15:40

E fiksuar nga fansat në kohën kur ishte fare e vogël në krahët e të atit, reperit të njohur Eminem, Hailie Mathers shfaqet në Instagram krejt ndryshe.

Vajza e Eminem tashmë është 21 vjeçe dhe studion për psikologji në Michigan State University dhe me sa duket nuk ka interes të ndjek gjurmët e të atit.

Eminem ka folur gjithmonë për vajzën e tij, si pasurinë më të madhe që ka, duke kënduar edhe për të në disa nga tekstet e tij. Por pavarësisht bukurisë së vajzës, shumë fansa të reperit të njohur kanë mbetur pa fjalë nga ndryshimi i madh, shkruan noa.al.

Që Halie nuk do ishte më e vogël kjo pritej nga vogël kjo dihej, por nuk kanë munguar kritikat për pamjen, duke i thënë se dukej shumë më e madhe se mosha e saj. Në galerinë e fotografive më poshtë mund të shihni se si duket dhe ju mbetet juve ta gjykoni./a.y/noa.al