Transmetuar më 25-03-2017, 14:52

Kavajë, 25 mars 2017, NOA.al- Kufoma e një personi të mbytur është gjetur ditën e sotme në det.

Rreth orës 13;50 në sipërfaqen e ujit në det në distancë 5-7 milje nga vendi i quajtur Kepi i Selitës, plazhi i “Gjeneralit” në Kavajë, është gjetur një kufomë ende e paidentifikuar.

Kufoma është pikasur nga ekuipazhi i një peshkarexhe ku është vënë re se kufoma ka qenë mbi ujë.

Nuk dihen ende detajet e kësaj ngjarje ndërsa kufoma është dërguar në morg. Aktualisht që policia po punon për sqarimin e rrethanave të mbytjes si dhe për identifikimin e viktimës./a.y/noa.al