Transmetuar më 25-03-2017, 14:30

Natën e sotme, mes të shtunës dhe të dielës duhet t’i themi lamtumirë orës së diellit, për të pritur orën verore, siç ndërrohet gjithmonë në vendet europiane, të dielën e fundit të çdo marsi.

Ndërrimi i orës do të bëhet në 02.00 të natës, moment në të cilin akrepat do të spostohen një orë përpara, duke bërë që për pasojë nesër të flemë një orë më pak.

Por ndonëse do flemë një orë më pak, të dielën do të errësohet edhe një orë më vonë, kështu që kompensimi është i kënaqshëm.

Kjo orë zgjat deri të dielën e fundit të dhjetorit. Ndërrimi i orës dy herë në vit, bëhet për të kursyer energji dhe për të shfrytëzuar më shumë dritën e diellit./a.y/noa.al