Transmetuar më 25-03-2017, 14:23

Vjedhin makinën e një dadoje, por brenda saj ndodheshin dy fëmijë. Ka përjetuar momente ankthi një familje amerikane në California, pasi disa persona vodhën makinën e një gruaje, e cila po kujdesej për dy fëmijë, duke mos parë se në sediljet e pasme ishin dy vogëlushë me moshë 1 dhe 2 vjeç, Jayden dhe Carlos Cortez.

U druajt më e keqja, por fatmirësisht dy fëmijët, u gjetën brenda makinës po në ndenjëset e tyre, pak orë më vonë. Makina u gjet nga policia e braktisur në një parkim këtë të enjte, pas denoncimit të dados dhe prindërve të të vegjëlve, shkruan noa.al.

Fatmirësisht fëmijët nuk kishin pësuar asnjë dëmtim. Nga hetimet mbi ngjarjen rezultoi se fëmijët ishin në makinë me dadon, e cila i kishte lënë për pak çaste vetëm, pasi do blinte diçka dhe pikërisht ai moment duket se është shfrytëzuar nga hajdutët./a.y/noa.al