Transmetuar më 25-03-2017, 14:10

Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melania bëjnë jetë të ndara, duke fjetur në dy dhoma të ndryshme. Është kjo ajo që shkruan revista amerikane “Us Weekly”, duke shtuar zërat për një martesë në krizë mes Presidentit dhe Zonjës së Parë, pas vonesës së transferimit të Melania në Washington, në pritje që djali Barron të përfundojë shkollën.

Duke cituar burime pranë çiftit revista shkruan se “Melania nuk e fsheh sikletin që ndjen pranë tij. Madje refuzon të ndajë krevatin me të edhe kur janë bashkë, duke qenë se Melanie jeton në New York”.

Por në mënyrë të vazhdueshme Shtëpia e Bardhë dhe Zonja e Parë i mohojnë zëra të tillë, duke i cilësuar si trillime./a.y/noa.al