Transmetuar më 25-03-2017, 13:20

Një vit mes maleve skoceze, për të ndërtuar një qytetërim të ri. Ishte ky misioni i reality show “Eden”, i rrjetit televiziv anglez Channel 4.

Por mungesa e suksesit dhe audiencës pati pasoja në show, i cili duhet të mbyllej shtatorin e kaluar, por fatkeqësisht konkurrentët nuk u lajmëruan për pezullimin e programit.

Për muaj me radhë pjesëmarrësit u lanë pa u lajmëruar, pa telekamera dhe operatorë.

Njëri nga autorët e programit rrëfeu për ‘Metro’, “Eden’ ishte një eksperiment, i lajmëruam konkurrentët se mund të ndodhnin situata të tilla”.

Shumë konkurrentë e braktisën programin për shkak të kushteve të vështira që u ndodhën, të ftohtë, uri dhe prej braktisjes totale.

Ideja e ‘Eden’ siç shkrua noa.al, ishte ajo e krijimit të një shoqërie tjetër, nga të rinj të lodhur nga jeta moderne dhe rutina e përditshme. Konkurrentët duhet të ngrinin një fshat dhe një shoqëri duke mbijetuar për një vit. Eksperimenti ia doli, por pa çmimin final, edhe pse produksioni lajmëroi se pjesë të tjera do dalin në transmetim./a.y/noa.al