Transmetuar më 25-03-2017, 12:10

U prek nga kanceri në mitër gjatë shtatzënisë, por arriti të shërohej dhe solli në jetë dy fëmijë binjakë. Por fati i keq e ndoqi, ajo gjeti vdekjen një ditë pas lindjes.

Një tragjedi e vërtetë për 30- vjeçaren amerikane Jamie Snider, nga California, e cila pak pasi zbuloi se ishte shtatzënë, zbuloi edhe se ishte prekur nga kanceri në mitër.

Por ajo nuk u dorëzua, madje ju nënshtrua të gjitha kurave, duke tentuar të ruajë veten dhe fëmijët që mbante në bark dhe në fund i’a doli që të shërohej dhe të sillte në jetë dy binjakë të bukur dhe të shëndetshëm.

Mund të ishte një fund i bukur, por gruaja, ndoshta e dobësuar prej kancerit të kaluar në shtatzëni, pësoi një atak kardiak dhe gjeti vdekjen, një ditë pasi lindi fëmijët, më 17 mars.

Përveç dy të sapolindurve, gruaja lë jetime edhe dy vajza më të mëdha, shkruan “The Sun”. Për këtë arsye miq dhe të afërm kanë nisur një fushatë online për mbledhje fondesh për katër jetimët.

Jamie kishte mposhtur para disa vitesh tumorin në vezore dhe nuk u dorëzua as kur sëmundja u rikthye në formë tjetër. Ditë pas dite siç shkruan noa.al, ajo i’u nënshtrua kimioterapive dhe radioterapive duke dokumentuar hap pas hapi ecurinë e saj.

Fjalët e fundit të postuara ishin, “Më uroni fat, nesër do bëj operacion për të sjellë në jetë dy fëmijët e mi, por do shkojë mirë. Falenderoj Zotin, që më ka bërë të jem pozitive, pavarësisht të gjitha vështirësive”… por ditën tjetër ajo vdiq prej infarktit./a.y/noa.al