Transmetuar më 25-03-2017, 11:40

Shkodër, 25 mars 2017, NOA.al- Ishte kthyer në makthin e vajzave dhe grave në Shkodër, pasi u dilte në rrugë dhe i vidhte me dhunë.

Besmir Zalli, 31 vjeç, banues në Shkodër, u arrestua mbrëmjen e djeshme, pasi dyshohet se është autor i vjedhjes me dhunë të rreth orës 19:30 në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër.

Dyshohet se i riu i ka vjedhur me dhunë çantën 46- vjeçares V. P., banuese në Shkodër.

Gjithashtu nga hetimet e kryera rezultoi se Zalli dyshohet të jetë autor edhe i dy ngjarjeve të tjera të ndodhura më parë dhe konkretisht më 7 shkurt ku P. A., 64 vjeçe, dyshohet se i ka vjedhur me dhunë një varëse floriri nga qafa.

Ai akuzohet edhe për ngjarjen e ndodhur më 11 shkurt, ku dyshohet se i ka vjedhur me dhunë çantën e dorës shtetases K. B., 58 vjeçe banuese në Shkodër.

Ndaj 31- vjeçarit vijojnë ende hetimet për të zbuluar ngjarje të tjera ku mund të jetë përfshirë, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për veprën penale “Vjedhje me dhunë”./a.y/noa.al