Transmetuar më 25-03-2017, 11:07

Lezhë, 25 mars 2017, NOA.al- Zbulohet në Lezhë një sasi prej 161 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, duke vënë në pranga dy të dyshuar.

Leo Koca, 35 vjeç dhe kushëriri i tij Mark Koca, 65 vjeç, banues në Lezhë, u arrestuan mbrëmjen e djeshme, e premte.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, u gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale 161 kg lëndë narkotike kanabis sativa e futur në 6 bidona plastik dhe tre qese plastike.

Dyshohet se kushërinjtë Koca lëndën narkotike e kishin bërë gati për të shitur.

Ndaj tyre vijojnë ende hetimet, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Lezhës për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”./a.y/noa.al