Transmetuar më 25-03-2017, 10:55

Palermo, 25 mars 2017, NOA.al- Kanë nisur arrestimet në shtetin fqinj, pas incidenteve të shënuar gjatë ndeshjes së të premtes mbrëma në stadiumin “Renzo Barbera” të Palermos, ku dyshohet se tifozët shqiptarë hodhë fishekzjarre dhe tymuese në fushë.

Policia italiane e specializuar për ngjarjet e dhunshme, e njohur si DIGOS, ka arrestuar një tifoz shqiptar, i identifikuar si një nga hedhësit e fishekzjarrëve.

Ndërkohë mësohet se janë identifikuar edhe 77 tifozë të tjerë po të kombëtares shqiptare, të cilët janë shpallur në kërkim de po punohet për kapjen e tyre. Kanë qenë kamerat e sigurisë ato që kanë ndihmuar policinë në identifikimin e të dyshuarve.

Incidentet e shënuara nga tifozeria shqiptare, bën që ndeshja në të cilën Shqipëria u rrah me dy gola, të ndërpritet për afro 15 minuta./a.y/noa.al

Tymueset në ndeshjen me Italinë, kush fshihet pas tyre

Shuhet ëndrra kuqezi, Italia mund Shqipërinë 2-0 në Palermo