Transmetuar më 25-03-2017, 10:37

Humbja e mbrëmjes së djeshme me Italinë, me rezultatin 2-0 ka shtuar zërat se trajneri italian i kombëtares shqiptare Giani De Biasi mund të largohet.

Por duke folur për gazetarët pas ndeshjes, ai tha se “Është akoma shpejt për dorëheqje. Të kalojë kjo natë dhe pastaj do të flas me presidentin”.

Duke komentuar ndeshjen ai shprehu keqardhje për rezultatin, por shtoi se në përgjithësi ndeshja ishte e mirë në të gjitha aspektet, “përveç atij fizik, ku më duhet të pranoj se nuk jemi në momentin tonë më të mirë”.

Lidhur me incidentin e tifozëve me tymuese, çka çoi në ndërprerjen e ndeshjes, ai shprehu keqardhje duke thënë se diçka të tillë nuk e kishte parë kurrë gjatë pesë viteve në krye të kombëtares shqiptare./a.y/noa.al